Sport
Gjendje mahnitëse e fushës në “Zahir Pajaziti”, disa orë para duelit Llapi – Ballkani
Demokracia
13:42 | 01 Maj 2022

Share:

Kryendeshja e javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet sot në Podujevë.

Llapi dhe Ballkani do të ndeshen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në një ndeshje ku mund të shpallet edhe skuadra kampione për këtë edicion, shkruan Demokracia.com.

Ballkanin e ndan një pikë larg titullit të parë në histori të klubit në sfidën me Llapin.

Llapi ka marrë të gjitha masat rreth organizimit të kësaj sfide që ka interesim të lart nga shikuesit por edhe mbarë opinioni futbolldashës në Kosovës.

Llapjanët kanë publikuar pamje të fushës së stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, disa orë para përballjes.

“Fusha e Arenës “Zahir Pajaziti” në gjendjen më të mirë optimale rreth 4 orë para takimit Llapi – Ballkani. Na mbetet vetëm ta mbushim Arenën dhe ta mbështesim ekipin e zemrës drejt tre pikëshit të Evropës”, ka shkruar Llapi, duke ndarë edhe disa pamje fantastike nga droni.

Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit i takon javës së 32-të dhe fillon nga ora 15:00./Demokracia.com/

Të ngjashme