Lajme
Gjendje e rëndë: Mbi 700 të vdekur në 24 orë në Rusi nga COVID-19
Demokracia
16:40 | 10 Korrik 2021

Share:

Rusia ka raportuar 752 viktima, numri më i lartë i të vdekurve në 24 orë që nga fillimi i pandemisë.

Vendi gjithashtu regjistroi 25.082 raste, 5.694 prej të cilave u shënuan në Moskë.

Në bazë të shifrave zyrtare, numri i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 5.758.300 ndërsa i viktimave në 290.000.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se vendi ndodhet në “luftë” me variantin Delta për shkak të përhapjes së shpejtë të këtij mutacioni.

Gjithashtu autoritetet njoftojnë se qytetarëve rusë që kthehen nga jashtë do t’u kërkohet të vet-izolohen deri sa të marrin një përgjigje negative për Covid, ndryshe nga personat që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Të ngjashme