Lajme
Gjendje alarmante në Maqedoninë e Veriut, 32 të vdekur nga COVID-19
Demokracia
18:08 | 07 Shtator 2021

Share:

32 të vdekur dhe 682 të infektuar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se brenda 24 orëve janë kryer 3 mijë e 425 testime nga të cilat 682 kanë rezultuar pozitive, përcjell Demokracia.com

Gjatë 24 orëve janë shëruar 1 mijë e 31 pacientë duke e çuar numrin në 160 mijë e 369 të të shëruarve.

Ndërsa numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut janë 12 mijë e 394.

Të ngjashme