Sport
Gjendja shëndetësore e legjendës Pele, vajza e tij jep lajmin e fundit
Demokracia
16:29 | 05 Dhjetor 2022

Share:

Familja e legjendës së futbollit, Pele ka njoftuar se ai ka një përditësim pozitiv shëndetësor, por zbulon se legjenda e futbollit brazilian është në spital me një infeksion të rënduar nga Covid.

82-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës tri herë nga viti 1958 deri në vitin 1970, u shtrua në spital në fillim të kësaj jave pasi ai nuk iu përgjigj kimioterapisë teksa luftonte me kancerin e zorrëve, njofton TheSun.

Raportet kishin dalë se Pele ishte transferuar në kujdesin paliativ për fundin e jetës në spital.

Megjithatë, vajza e tij në një intervistë për TV Globo ka thënë se nuk është e vërtetë dhe se ai po lufton një infeksion të rënduar nga Covid.

Pasi të jetë shëruar plotësisht, ai do të largohet nga spitali Albert Einstein në Sao Paulo./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024