Lajme
Gjendja në vendkalimet kufitare, bashkatdhetarët presin deri në tri orë
Demokracia
10:00 | 05 Gusht 2023

Share:

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave, dy pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë po vazhdojnë të jenë më të ngarkuarat sa i përket kolonave.

Ndërkaq, pritja e qytetarëve në Merdarë po zgjatë deri në tri orë, kurse në pikën kufitare Dheu i Bardhë mbi një orë.

Kolona janë krijuar edhe në dalje të këtyre vendkalimeve kufitare.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU.

Të ngjashme