Bashkatdhetarë të shumtë kanë marrë rrugën për në vendlindje për t’i kaluar pushimet e verës. Por, për të hyrë në Kosovë po iu duhet të presin në pikat kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pritjet me të gjata për të hyrë në Kosovë mëngjesin e sotëm janë te Dheu i Bardhë, deri në një orë, kurse në Merdarë 30 deri në 40 minuta pritje.
Pritje ka edhe për të dalë nga Kosova. Në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, nuk ka pritje më shumë se 5 minuta në hyrje dhe dalje.
Gjatë hyrjes tek Dheu i Bardhë kolonat janë të gjata deri në 200 metra, kurse në Merdarë deri në 150 metra.
Megjithatë, në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona.