Lajme
Gjendja me rrymën mund të përkeqësohet, Qeveria zgjat masat emergjente për energji
Demokracia
11:02 | 11 Janar 2023

Share:

Qeveria e Kosovës i ka zgjatur masat emergjente për furnizim me energji.

Në mbledhjen e ekzekutivit, kryeministri Albin Kurti, tha se furnizimi me energji mund të përkeqësohet.

“Duke marrë parasysh se çështja aktuale me energji mund të përkeqësohet dhe çmimi i importit mund të shënojnë ngritje gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim, ka propozuar masa për energji”, tha Kurti.

Derisa ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, iu bëri thirrjë Koorporatës Energjetike të Kosovës dhe KOSTT-it, që të marrin masat e nevojshme për furnizim të rregullt me energji elektrike

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025
Lajme • 23 Prill 2025