Magjistralja Prishtinë-Podujevë është e mbuluar nga bora dhe është vështirë e kalueshme.
Në kryeqytet e po ashtu edhe fshatra rrugët nuk janë të pastruara ashtu siç duhet, shkruan Demokracia.com.
Siç shihet në fotografitë e dërguara në adresë të Demokraica.com, lexuesit kanë thënë se në magjistralen Prishtinë-Podujevë edhe në fshatin Barilevë të Prishtinës rrugët janë vështirë të kalueshme.
Sipas lexuesit, nuk dihet nëse këto rrugë janë pastruar nga autoritetet komunale dhe ato të Ministrisë së Infrastrukturës, mirëpo gjatë kohës sa lexuesi ishte prezentë, nuk ka parë asnjë makinë për largimin e borës apo pastrimin e rrugës./Demokracia.com.