Lajme
Gjendja e pacientëve me COVD-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme
Demokracia
12:49 | 25 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se 80 pacientë me COVID-19 janë të hospitalizuar në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 74 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 6 të negativizuar. 60 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 7 në Mjekim Intensiv, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK:  80 të spitalizuar nga Covid-19

80 të spitalizuar nga Covid-19 po trajtohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. 74 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 6 të negativizuar. 60 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 7 në Mjekim Intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 38 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 7 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 10 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitalit Mitrovicës,1 pacient

Spitali i Ferizajt, 7 pacientë /Demokracia.com/

Të ngjashme