Mike Tyson është bërë viral në rrjetet sociale. Ish-boksieri po ndiqte ndeshjen e tenisit midis Serena williams dhe Danka Kovinic në US Open, kamerat fiksuan ish-kampionin në një gjendje jo shumë të mirë, pasi ishte duke folur me veten e tij në tribunë.
Sytë e tij duken të perënduar totalisht dhe fytyra e tij është e djersitur, ku madje shihet me një gjysmë buzëqeshje.
Këto pamje janë bërë virale, ku vetëm në Twitter kjo video ka marrë mbi 5 milionë shikime brenda 24 orëve.
Tyson dyshohet se është nën efektin e drogës “kërpudha”, pasi ajo të jepë idenë sikur je duke përjetuar diçka komplet tjetër nga realiteti.
Disa ditë më parë Tyson u u fotografua në një karrige me rrota, me një bastun si mbështetje pas problemeve që kishte me shpinën.
Them mushrooms was whipping Mike Tyson’s ASS ??? pic.twitter.com/pHzB8ODuTx
— Tommie Collins (@tommiecollins) August 30, 2022