Lajme
Gjendja alarmante me COVID-19, ministri i Shëndetësisë në Austri kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave
Demokracia
18:18 | 15 Korrik 2022

Share:

Në Kosovë të premten janë shënuar mbi 1200 raste të reja me COVID-19, një numër rekord që prej shumë kohësh.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, që shpesh kritikohet se nuk i kushton vëmendjen e duhur shëndetësisë në vend, ka disa ditë që është në Austri, ndërsa sot ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Latifi është takuar me dy eurodeputetët  Lukas Mandi dhe Andreas Schieder.

“Në këtë takim u bisedua për mundësinë e zhvillimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, e po ashtu edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Për këto çështje, ministri Latifi, kërkojë nga eurodeputrtët, z. Mandi dhe z. Schieder, lobim më të madh në institucionet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të bëhet levizja më e lehtë e mjekëve tanë dhe e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi në shtetet e Bashkimit Evropian. Ministri Latifi, theksoi se mosliberalizimi i vizave po na shkakton shumë probleme në shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit të mjekëve, infemierëve dhe teknikëve, në vendet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Nga ministri po kërkohet vëmendje më e madhe, sidomos tash pas rritjes së rasteve me COVID-19, madje në seancën e fundit, opozita e kritikoi se ‘po e menaxhon shëndetësinë onlinë’.

Çështja e “menaxhimit online” rrjedhë nga një deklarate e kryeministrit Kurti, kur në pikun e pandemisë ministri Latifi pati udhëtuar për në SHBA. Ndërsa pas kritikave, Kurti pati deklaruar se “ministri Latifi do të punonte online nga Amerika”.

Të ngjashme