Lajme
Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë në Klinë
Demokracia
16:31 | 22 Maj 2022

Share:

Është gjetur trupi i pajetë i qytetarit që mëngjesin e sotëm ka rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës.

Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, dy qytetarë, axhë e nip, e kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës dhe e kanë thirrur policinë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke nxjerrë trupin e pajetë nga lumi.

Të ngjashme