Lajme
Gjendet trupi i pajetë i Dardan Kadrijajt
Demokracia
17:16 | 01 Janar 2023

Share:

Familja e Dardan Musa Kadrijajt nga fshati Rostovicë e Deçanit kanë bërë të ditur se më 1 janar është gjetur trupi i pajetë i viktimës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Pas procedurave mjeko-ligjore, do ju njoftojmë për kohën e varrimit. Me dhimbje të thellë e konsideratë të lartë për bashkëndjesinë me ne si familje, falënderimit të veçantë për Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës dhe bashkëfshatarët e të afërmit që u angazhuan këto ditë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Të ngjashme