Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 4-vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit
Demokracia
12:21 | 23 Maj 2023
Ilustrim

Share:

Është gjetur pa shenja jete 4-vjeçari i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Që nga dita e djeshme ai ishte raportuar si i zhdukur, kurse nga momenti i raportimit kanë dalë FSK dhe Policia e Kosovës, në kërkim të tij, ai është gjetur pak çaste më parë pa shenja jete.

Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen.

Pas pak pritet të dalë edhe policia me njoftim zyrtar për rastin tragjik.

Të ngjashme