Lajme
Gjendet trupi i pa jetë i gruas nga Zubin Potoku, e zhdukur javë më parë
Demokracia
08:21 | 30 Korrik 2023

Share:

Është gjetur trupi i pa jetë i gruas nga Zubit Potoku e cili ishte zhdukur javë më parë.

Trupi i saj është në një humnerë afër brezit kufitarë me Serbinë, ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim.

Sipas njoftimit për shkak të terrenit të vështirë tërheqja e trupi është bërë pas më shumë se 4 orë përpjekje.

“Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështir në brezin kufitar me Serbinë. Ekipet e tona mbas 4 orë punë të mundimshme arritën ta nxjerrim nga humnera”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Të ngjashme