Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete në fshatin Tupec të Prizrenit.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi i cili njoftoi se i nderi kishte probleme shëndetësore.
Ai tha se në trupin e viktimës nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, tha Gashi për Demokracia.com