Lajme
Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri
Demokracia
15:27 | 28 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Hetim i vdekjes/Vushtrri, 28 mars 2023 -Sot, rreth orës 11:00, Policia  ka pranuar informatën për gjetjen e një trupi të pajetë në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë. Trupi i pajetë deri me tani  i paidentifikuar është  i gjinisë mashkullore i moshës së shtyrë”, tha Zahiti.

Ai tha më tej se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit.

Sipas Policisë me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme