Lajme
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Demokracia
09:15 | 25 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur të shtunën në Gjilan.

Në raportin 24 orësh thuhet se në vend ngjarje ka dalë prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse policore.

Sipas policisë thuhet se janë sekuestruar prova materiale lidhur me rastin.

“VDEKJE E DYSHUAR/Gjilan 24.12.2022 – 13:31. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendngjarje kanë dalur prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale lidhur me rastin”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme