Një person në Fushë Kosovë është gjetur pa shenja jete.
Policia e Kosovës njofton se dje, më 9 mars, rreth orës 12:00 një person është gjetur pa shenja jete, në Fushë Kosovë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij”, thuhet në raport, përcjell Demokracia.com.
Sipas PK-së trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fushë Kosovë, 09.03.2021 – 12:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Demokracia/