Lajme
Gjendet pa shenja jete një i mitur në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës
Demokracia
19:31 | 22 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Një fëmijë është gjetur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit”” në fshatin  Vaganicë të Mitrovicës.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin  Vaganicë të Mitrovicës, është gjetur  pa shenja jete në ujë një (i mitur). Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Zahiti.

Ai tha më tej se bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima kishe hyrë në kanal për t’u larë./Demokraica.com/

Të ngjashme