Lajme
Gjendet pa shenja jete një foshnje në Podujevë
Demokracia
22:24 | 19 Prill 2022

Share:

Një foshnje është gjetur pa shenja jete pasditen e së martës në fshatin Ballovc të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka treguar Ahmeti.

Tutje ajo ka thënë se tashmë është iniciuar hetim mbi vdekjen e viktimës dhe se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes”, tregoi Ahmeti. /Demokracia.com/

Të ngjashme