Lajme
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçar në Vushtrri
Demokracia
20:42 | 21 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Vdekje dyshimtë – Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri,  nga ana e familjarëve  është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre  është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 85 vjeçar”, tha Zahiti.

Ai tha më tej se njësitë relevante policore  dhe ekipi mjekësorë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme