Lajme
Gjendet pa shenja jete një 27-vjeçar në Deçan
Demokracia
16:12 | 01 Qershor 2022

Share:

Sot në fshatin Carrabeg të komunës së Deçanit, një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Mëngjesin e sotëm një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tyre.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 6:30 Policia e Deçanit është njoftuar nga familjarët për një vdekje. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes edhe ambulanca e Qendrës së Mjekësisë Familjare. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetimet rajonale, prokurori, është konsultuar dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë me shku në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka treguar Gashi për Demokracia.com.

Ai ka thënë se ky rast është duke u cilësuar “hetim i vdekjes” dhe jo siç u raportua, vetëvrasje.

“Rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”, jo vetëvrasje siç është raportuar. Këto janë të gjitha informatat që i kemi deri më tani”, theksoi Gashi. /Demokracia.com/

Të ngjashme