Një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në Banjë të Pejës.
Ditën e sotme është gjetur pa shenja jete një 22-vjeçar në Banjë të Pejës.
Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se rasti në stacionin policor është raportuar rreth orës 11:45.
“Policia është njoftua për një person pa shenja jete, ka dal në vendin e ngjarjes dhe është njoftua edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Rasti ka ndodhur në Banjë të Pejës, viktima është 22-vjeçar”, ka treguar Gashi.
Ai ka thënë se janë duke vazhduar hetimet rreth këtij rasti. /Demokracia.com/