Lajme
Gjendet pa shenja jete në tualetin e shkollës një punëtor
Demokracia
09:04 | 09 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të hënën në fshatin Budrigë e Ulët të Parteshit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së hënës në shkollën e fshatit Budrigë e Ulët në Partesh është gjetur pa shenja jete një punëtor, raporton Demokracia.com.

Sipas njoftimit, viktima është gjetur në tualetin e shkollës fillore të këtij fshati.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, viktima ka qenë punëtor i një shkolle tjetër dhe është i nacionalitetit shqiptar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Demokracia.com/

Të ngjashme