Rreth një orë më parë është gjendur një person pa shenja jete në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje për Demokracia.com.
Ai tha se viktima është i moshës rreth 30 vjeç dhe cilësohet si vdekje e dyshimtë.
‘’Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 30 vjeç”, tha Borovci.
Tutje, ai shtoi se po ndërmerren të gjitha veprimet për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të këtij rasti.
‘’Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit’’, deklaroi ai./Demokracia.com/