Lajme
Gjendet pa jetë një person në Zveçan, pranë tij një armë dhe një letër
Demokracia
16:15 | 27 Mars 2022

Share:

Trupi i pajetë i një personi që ishte raportuar i zhdukur është gjetur mbrëmë rreth mesnatës në afërsi të fshatit Balaban, në komunën e Zveçanit.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

“Trupi i pajetë i një personi rreth orës 23:30. Në vendin e ngjarjes u gjet një letër lamtumirëse në veturën e tij si dhe një armë zjarri. Trupi është dërguar për obduksion”, tha Hoti.

Hoti tha më tej se i ndjeri është serb./Demokracia.com/

Të ngjashme