Lajme
Gjendet një person i vdekur në Novobërdë, Policia nis hetimet
Demokracia
09:04 | 12 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Në Novobordë një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur rreth 2 kilometra larg shtëpisë së tij.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“VDEKJE E DYSHIMTË/Novobërdë 11.02.2023 – 12:45. Rreth 2 km larg shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e ka njoftuar më tej se rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme