Lajme
Gjendet një person i vdekur në Graqanicë
Demokracia
11:02 | 04 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka raportuar se është gjetur një trup i pajetë në Graqanicë.

Sipas policisë në rrethana të panjohura nga një dëshmitar është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull, shkruan Demokracia.com

“Graqanicë, Prishtinë 03.02.2021-07:00. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga dëshmitari mashkull kosovar është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia njofton se ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Demokracia.com

Të ngjashme