Lajme
Gjendet një person i pa jetë brenda tunelit në Elbasan
Demokracia
13:35 | 20 Janar 2023

Share:

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në tunelin e Letanit në aksin Elbasan-Funar.

Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Gj.B, një person i shpallur i humbur nga familja përpara 2 ditësh.

Nga të informacionet paraprake, raportohet se në trupin e viktimës nuk janë shkaktuar shenja dhuna.

Ndërkohë që pritet një ekspertizë më e detajuar mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes./Euronews

Të ngjashme