Lajme
Gjendet një mjet shpërthyes në Podujevë
Demokracia
10:55 | 06 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës dje pas mesditës ka gjetur një mjet shpërthyes në të Podujevës.

Policia ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar se skaj rrugës në fashtin Surdull të Podujevës ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer, shkruan Demokracia.com

“Fsh. Surdull, Podujevë 05.02.2021-15:45. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se në fshatin e tij skaj rrugës në një kanal kishte vërejtur një mjet të dyshuar.”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes Policia, në bashkëpunim me FSK-në mjetin e dyshuar e kanë marrë me vete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe njësia e deminimit e FSK-së e cila mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar e kanë marrë me vete.”, thuhet në njoftim./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme