Lajme
Gjendet një mjet i pashpërthyer te Liqeni i Badocit
Demokracia
09:09 | 28 Gusht 2022
Ilustrim

Share:

Një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer teksa po peshkonte në Liqenin e Badocit.

Për rastin është njoftuar polica, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER/Liqeni i Badovcit, Graqanicë 27.08.2022-14:50 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke gjuajtur peshk, në breg të liqenit ka vërejtur një mjet të pa shpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident.

Të ngjashme
Lajme • 22 Prill 2025