Lajme
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Zhur
Demokracia
08:47 | 28 Shkurt 2021
ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Zhur të Prizrenit është raportuar se është gjetur një mjet i dyshimtë në një shtëpi të pabanuar.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se mjeti i pashpërthyer ishte granatë dore, njofton policia, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Zhur, Prizren 27.02.2021-11:30. Ankuesi mashkull kosovar raporton se në një shtëpi të pa banuar është një mjetë i dyshimtë, informatën të cilën e kishte pranuar prej disa fëmijëve. Njësiti policor ka siguruar  vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se ishte granat dore mjetë i pashpërthyer , në ora 16:15 njësia për deminim EOD ka bërë dominimin e mjetit  në mënyrë të sigurt pa incidente./Demokracia

Të ngjashme