Lajme
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Prishtinë
Demokracia
09:50 | 21 Shkurt 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një persona në një fushë kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer në fshatin Bernicë të Prishtinës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar, shkruan Demokracia.com.

“Fsh. Bernicë, Prishtinë 20.02.2021 – 16:30. Një  mashkull kosovar ka raportuar se në një fushë kishte vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i  FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit e dyshuar”, thuhet në raportin e PK-së

Sipas policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili sipas tyre rekomandon që të mos iniciohet rast./Demokracia.com/

Të ngjashme