Lajme
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Kaçanik, dyshohet se është nga Lufta e Dytë Botërore
Demokracia
17:19 | 27 Prill 2025

Share:

Rastin për Indeksonline ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, ku njoftoi se patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes, ndërsa aty kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it.

Veseli bëri të ditur se sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh ndaj kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30 prill pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme.

“Me datën 26.04.2025, në Lagjen Teneqja, fshati Stagovë, Kaçanik gjatë gërmimeve me një eskavator është gjetur një mjet i pashpërthyer, i dyshuar si i Luftës së Dytë Botërore. Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes. Në vend kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it. Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30.04.2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme”, tha Veseli./IndeksOnline/

 

 

Të ngjashme