Lajme
Gjendet një mjet i dyshuar në Skenderaj, FSK del në vendngjarje
Demokracia
09:15 | 12 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Një mjet i dyshuar është gjetur dje në fshatin Radishevë të Skenderajt.

Policia ka njoftuar se mjeti ka qenë i llojit “Mortaj” e dorës, e cila ka qenë e zbrazët dhe pa predhë.

“GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR-Fsh. Radishevë, Skenderaj 11.06.2022 – 14:39. Ankuesi mashkull kosovar ka gjetur një mjetë të dyshuar  të llojit Mortaj e dorës e zbrazët pa predhë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë njësiti i FSK-së për deminim ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjetit.

Policia njofton më tej se nuk raportohet për ndonjë incident./Demokracia.com

 

Të ngjashme