Lajme
Gjendet një burrë pa shenja jete te penda e Liqenit të Livoqit
Demokracia
16:16 | 15 Qershor 2024

Share:

Një burrë është gjetur pa shenja jete në mesditën e kësaj të shtune te penda e fshatit Livoq i Epërm.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person mashkull i moshës madhor në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete”, u shpreh Osmani për klankosovën.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonal, forenzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës në Gjilan. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar se personi është pa shenja jete”.

Ai thekson se hetues rajonal në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në sqarim dhe ndriçim të rrethanave të rastit.

Të ngjashme