Lajme
Gjendet në rrugë pa shenja jete një person
Demokracia
09:13 | 05 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Një person mesditën e djeshme është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person është gjetur i shtrirë në rrugë, ku më pas mjeku ka konstatuar edhe vdekjen e tij, shkruan Demokracia.com.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

VDEKJE E DYSHUAR

Fushë Kosovë, 04.05.2022 – 15:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë, viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës u lirohet familjarëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme