Lajme
I veshur me rroba dhe i mbështjellë me batanije – gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet se është nga lufta
Demokracia
09:59 | 21 Mars 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur mbetje mortore gjatë hapjes së një varri në Prizren.

Sipas raportit të policisë gjatë hapjes së një varri për një rast vdekje punëtorët kanë vërejtur një trup të veshur  me rroba, të mbështjellë me batanije dhe të varrosur pa dërrasa dhe pa gjësende tjera, përcjell Demokracia.com.

“Prizren NN.  Gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje punëtorët kanë vërejtur një trup të veshur  me rroba, të mbështjellë me batanije dhe të varrosur pa dërrasa dhe pa gjësende tjera, i varrosur në mënyrë të pa zakontë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Më tej në raport thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse policore.

Sipas policisë hetimet në lidhje me rastin do t’i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës./Demokracia.com/

Të ngjashme