Policia e Kosovës ka gjetur një person të vdekur sot në afërsi të fshatit Bablak të Ferizajt.
55-vjeçari ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij mbrëmë në Ferizaj, ndërsa ai është gjetur në një veturë sot pa shenja jete.
Të gjitha njësitet relevante policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e personit në veturë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë tërhequr trupin e pajetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ai është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion, hskruan kp.
Në bazë të hetimeve preliminare të Njësive Policore dhe ekipit të IML-së nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune në trupin e personit të pajete.
Rasti mbetet të trajtohet më tutje nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP-së Ferizaj.