Lajme
Gjendet i vdekur një person në Vushtrri
Demokracia
09:42 | 07 Mars 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se në oborrin e një shtëpie është gjetur i vdekur një person, në Vushtrri.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se ka gjetur të përmbysur në një puset në oborr një familjar të saj, shkruan Demokracia.com.

“Vdekje e dyshimtë-Rr. 22-Maj, Vushtrri 05.03.2021-11:17. Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë  ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Si dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Demokracia.com/

Të ngjashme