Lajme
Gjendet i vdekur një person në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës
Demokracia
08:45 | 12 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur të shtunën në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës.

Në raportin 24 orësh thuhet se identiteti i viktimës nuk dihet, pasi nuk posedonte me vete asnjë dokument identifikues.

“HETIM I VDEKJE/Mitrovicë Veri 11.03.2023-NN. Në Stacionin e trenit, është gjetur pa shenja jete një person. Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar./Demokracia.com/

 

Të ngjashme