Lajme
Gjendet i vdekur një person në Rahovec
Demokracia
10:00 | 24 Qershor 2022

Share:

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i tij i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu bërë obduksioni.

“Rahovec. 23.06.2022 – 08:40. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”.

Të ngjashme