Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh, në të cilin thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, përcjell Demokracia.com.
“Prishtinë 10.07.2021 ─ 08:30. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/