Lajme
Gjendet i vdekur një person në Pejë, policia nis hetimet
Demokracia
09:30 | 20 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24-orësh, në të cilin thuhet se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja  e viktimës, përcjell Demokracia.com.

“HETIM I VDEKJES-Pejë, 19.09.2021-17:53. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete.  Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Demokracia.com/.

Të ngjashme