Lajme
Gjendet i vdekur një person në një arë në Rahovec, policia nis hetimet
Demokracia
08:56 | 09 Shtator 2023

Share:

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në fshatin Pataqan i epërm në Rahovec.

Sipas policisë ai është gjetur i vdekur në arat e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Pataqan i epërm, Rahovec. 08.09.2023 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në arat e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme