Lajme
Gjendet i vdekur një person në mes të rrugës në Tiranë
Demokracia
21:00 | 04 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Një person është gjetur i vdekur nga kalimtarët në Tiranë.

Siç njofton policia, viktima është rreth 50 vjeç. Hetimet po vazhdojnë.

Njoftimi i plotë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

Të ngjashme