Lajme
Gjendet i vdekur një person në lumin e Klinës
Demokracia
18:00 | 21 Qershor 2022

Share:

Një person është gjetur i vdekur këtë të martë në lumin “Drini i Bardh” në Klinë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se policia është njoftuar në orët e pasdites nga një qytetar që po peshkonte në këtë lum se ka gjetur një trup të pajetë, dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes.

“Policia dhe mjeku kujdestar menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, deklaroi Gashi, duke mos dhënë më shumë detaje pasi tha se hetimet janë duke vazhduar.

Të ngjashme