Lajme
Gjendet i vdekur një person në Istog, Policia po e heton rastin
Demokracia
13:48 | 01 Mars 2021

Share:

Mbrëmë në fshatin Studenicë të Komunës së Istogut një person është gjendur i vdekur dhe Policia e Kosovës është duke e hetuar si vdekje të dyshimtë.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova, teksa ka konfirmuar rastin, tha për KosovaPress, se viktima është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Është dërguar për obduksion dhe pasi të del raporti vërtetohet se a është vrasje apo vetëvrasje, momentalisht është cilësuar si hetim i vdekjes”, tha ai.

Të ngjashme