Lajme
Gjendet i vdekur një 79 vjeçar në Skenderaj, dyshohet se vari vetën
Demokracia
11:38 | 03 Qershor 2022

Share:

Një burrë 79 vjeçar është gjetur i vdekur në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Burojë të Skenderajt, ndërsa dyshohet për vetëvrasje, shkruan Demokracia.com.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 06:30 është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Burojë të Skenderajt është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 79 vjeçar. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.

 

Të ngjashme